
Me kalimin e kohës Pablo Barrios ka arritur ta konsolidojë vendin e një titullari të padiskutueshëm tek Atletico Madridi.
Mesfushori i ka përmbushur pritshmëritë e Diego Simeones i cili faktikisht është një trainer shumë kërkues.
Me rendimentin e treguar edhe në sezonin aktual për 22 vjeçarin tashmë drejtuesit e Manchester City-t i kanë trokitur në derë atyre të ‘’ Los Colchoneros ‘’.
Ky interes pritet të pasohet me një ofertë bindëse nga presidenti i ‘’ Qytetarëve ‘’ Khaldoon Al Mubarak.
Pablo Barrios vlerësohet nga Pep Guardiola për inteligjencën në aspektin taktik, kapacitetin për të menaxhuar ritmin e lojës dhe sigurisht efektivitetin gjatë saj.
Anglezët njihen si një ndër klubet më potentë në aspektin ekonomik dhe ky fakt mund të bëjë diferencën gjatë merkatos së verës.
Puna në zyrat e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ në lidhje me rinovimin e kontratës së Pablo Barriosit ka nisur por pritet që ta analizojë edhe ofertën e numrit një të bardhekaltërve e cila s’besohet se do të vonojë.
Por s’duhet lënë mënjanë edhe fakti se disa klube të tjerë në Premier League duan ta kenë pjesë të tyren dhe tek kryeqytetasit janë të ndërgjegjshëm se nuk mund ti sfidojnë klubet angleze në anën ekonomike.
Paraprakisht presidenti Enrique Cerezo e ka shprehur se nuk do ta lejojë largimin e nxënësit të ‘’ El Cholos ‘’ nga Madridi për më pak se 80 milionë euro dhe kësaj kërkese kreu i ish fituesve të Champions Leagues mund ti përgjigjet mjaft mirë.
Referuar sezonit aktual, i katërti në ekipin e parë, Pablo Barrios ka kontribuar me 1 gol dhe 3 asiste në 27 sfida dhe në të shumtën e tyre ka rezultuar një ndër më të spikaturit në 11-shen e ishi-t të River Plates.



