Mazrekaj transferohet te Struga, ribashkohet me trajnerin Duro
Mentor Mazrekaj, është zyrtarisht një lojtar i Strugës, në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Pas largimit nga Laçi pak ditë më parë, sulmuesi nuk ka humbur shumë kohë për të gjetur skuadrën e re.
Te kampionët e Maqedonisë së Veriut, Mazrekaj, do të ribashkohet me trajnerin Shpëtim Duro, me të cilin në të kaluarën ka punuar në skuadra të ndryshme.
Edhe në këtë lëvizje, dëshira për afrimin e lojtarit, ishte pikërisht e trajnerit Duro.
“Është një transferim që erdhi me insistimin e profesor Duros, pasi dihen raportet që kam me të dhe nuk mund ta refuzoja. Kam ardhur me shumë dëshirë këtu dhe të gjithë më kanë pritur ngrohtë, ndaj besoj që do të ambientohem shpejt dhe të ndihmoj skuadrën si në përfaqësimin europian, ashtu edhe mbrojtjen e titullit sezonin e ardhshëm”, deklaroi Mazrekaj.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.