Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-lojtari i Vllaznisë

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-lojtari i Vllaznisë

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, ish-lojtari i Vllaznisë, Nikoll Gjergji. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Vllaznia, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit.

Kuqeblutë i kanë shprehur ngushëllime familjes Gjergji, duke shkuar më tej se është një humbje e madhe për klubin shkodran.

Nikoll Gjergji ishte një nga emrat më të spikatur te Vllaznia në vitet ’60, teksa e nisi karrierën me këtë skuadër tek të rinjtë në vitin 1956. Para se të niste karrierën si futbollist të Vllaznia, Gjergji kur ishte i ri kishte luajtur edhe volejboll, por ishte marrë edhe me atletikë.

Pasi po kalonte një formë shumë të mirë, në moshën 27-vjeçcare, në vitin 1968, gjatë ndeshjes në Kupën Ballkanike, ndaj ekipit rumun të Farul Konstanca, ai pësoi një dëmtim të rëndë. Kjo e detyroi të qëndronte për një vit jashtë fushave të blerta. Pas kësaj, ai vendosi të mbyllë me futbollin e luajtur, duke u tërhequr përfundimisht.

Në vitet 1971-72, Gjergji nisi karrierën e tij si trajner, duke drejtuar ekipin e të rinjve të Vllaznisë, me të cilët punoi për disa vite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy