
Botërori i vitit 2022 në Katar do të luhet me stadiumet e mbushur me tifozë. Këtë e ka konfirmuar Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino gjatë një videokonference në Gjenevë.
Gjatë takimit të zakonshëm me Organizatën Botërore të Shëndetësisë rreth pandemisë koronavirus, drejtuesi më i lartë i futbollit deklaroi se deri atwherw do ta kemi mposhtur koronavirusin.
“Gjatë vitit të ardhshëm, në Kupën e Botës në Katar, do t’i kemi stadiumet e mbushura. Botërori do të jetë si gjithmonë një event magjik”, shtoi Infantino, i cili me gjithë vuajtjen globale që ka shkaktuar situata shëndetësore, është një prej njerëzve që kërkon me ngulm prezencën e publikut në impiantet sportive.
Aktiviteti në Katar, i pari në historinë e futbollit që do të zhvillohet në dimër, do të nisë më 21 nëntor 2022.
Evenimenti do të zgjasë diçka më pak se një muaj, me finalen që është programuar të zhvillohet më 18 dhjetor.



