U luajtën ditën e sotme dy ndeshje në Superligën e Kosovës, të vlefshme për javën e 27-të.
Prishtina u rikthye të suksesi, pasi mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Llapit. Kryeqytetasit triumfuan me shifrat 2-1 dhe ngjiten në vendin e pestë me 35 pikë, ndërsa Llapi mbetet në vendin e 4-t me 41 pikë.
Fitore ka korrur edhe Drita, që mposhti me shume vështirësi Ulpianën në transfertë. Skuadra nga Gjilani fitoi 2-3, në një ndeshje të luftuar nga fillimi deri në fund.
Më këtë fitore Drita merr përkohësisht vendin e dytë me 49 pikë, ndërsa Ulpiana mbetet në vendin e parafundit me 24 pikë.



