Debutim ëndrrash për Brojën, shënon dopietë golash me Southampton (VIDEO)

Debutim ëndrrash për Brojën, shënon dopietë golash me Southampton (VIDEO)

Armando Broja ka bërë një debutim ëndrrash ditën e djeshme me skuadrën e Southampton, aty ku luan i huazuar nga skuadra e Chelsea.

Sulmuesit të Shqipërisë i mjaftuan vetëm 9 minuta, për të shënuar golin e parë të takimit. Pas një topi të përplasur në tranversë dhe të mbetur në zonë, 19-vjeçari e ndaloi me qetësi dhe e dërgoi në rrjetë.

Shqiptari nuk u ndal me kaq, teksa e bëri akoma më të bukur debutimin, duke shënuar edhe golin e dytë personal në minutën e 57-të.

Në fund Southampton triumfoi me shifrat e thella 8-0 ndaj Newport, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/32 në Kupë. Broja i dha një mesazh të qartë trajnerit të Southampton, për ta përfshirë edhe në kampionat, pasi deri tani nuk ia ka dhënë mundësinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy