
Kalimi i Kylian Mbappes në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, pavarësisht se u konsiderua një ndër më të bujshmit e merkatos së verës, po rezulton një lëvizje e qëlluar në shenjë nga drejtuesit e Real Madridit.
Francezi po lë gjurmë tek kryeqytetasit, prezenca e të cilit e ka lënë në hije Rodrygo Goes.
S’kishte si të ndodhte ndryshe, duke qenë se ishi i Monacos mbetet një ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim, por gjithsesi braziliani vijon të pretendohet nga ekipe shumë të njohur.
Pikërisht në Premier League, Arsenali dhe Liverpooli prej kohësh po luftojnë për shërbimet e 23 vjeçarit, kyç në 11-shen e formuar nga Carlo Ancelotti.
Megjithatë, prezencat e Kylian Mbappes, Jude Bellinghamit apo Vinicius Juniorit nuk i kanë lënë shumë hapësira dhe nëse nuk je në lartësinë e duhur tek një ekip si ‘’ Los Blancos ‘’, të takon të ngrohësh stolin.
‘’ Topchinjtë ‘’ dhe ‘’ Të Kuqtë ‘’ do të kenë përpara një garë të ashpër dhe në rastin e një oferte të konsiderueshme, drejtuesit e fituesve në fuqi të Champions Leagues mund ta pranojnë largimin e tij.
Rodrygo Goes shquhet për nivelin në aspektin teknik dhe sidomos shpejtësinë, dy cilësi që e avantazhojnë gjatë sfidave.
Sipas ecurisë së deritanishme, eksperienca e tij në rradhët e ‘’ Los Merengues ‘’ është drejt fundit, skuadër e cila sigurisht do të dalë e fituar nëse do të arrihet marrëveshja në merkatot vijuese.



