
Portieri i Valencias Giorgi Mamardashvili është bërë pjesë e listës së disa klubeve me emër në Europë.
Bayern Muncheni spikat ndër to por edhe në Premier League pretendentët janë cilësorë.
Megjithatë gjeorgjiani duke patur parasysh prezencën e Manuel Neuer tek bavarezët i ka paraprirë kësaj situate dhe ka deklaruar:
“ Bayerni ka një ndër portierët më të mirë në botë dhe nuk është e mundur që të shkoj atje. Objektivi im është të jem titullar ‘’, ishin fjalët e 23 vjeçarit.
Teorikisht ekipet angleze tanimë janë në avantazh për gardianin e Valencias, si përshembull Manchester United, Tottenham Hotspuri dhe Chelsea.

Premier League mbetet një ndër ligat më kompetitive të Europës, një destinacion i preferuar nga shumë lojtarë.
Ndërkohë drejtuesit e spanjollëve, koshientë për potencialin e pretendentëve po përgatiten për të negociuar largimin e Giorgi Mamardashvilit nga ‘’ Mestalla ‘’, i cili numëron tre sezone me bardhezinjtë.
Shpërthimi i tij në Europian, edhe pse Gjeorgjia i tha lamtumirë pasi u mposht nga Spanja tregon se sezonin e ri ishi i Lokomotiv Tbilisi mund të përfaqësojë një ekip me famë dhe të tregojë veten në kompeticionet europiane.
Momentalisht gardiani i Valencias dhe Gjeorgjisë konsiderohet një ndër më premtuesit në kontinentin e vjetër dhe sfida për shërbimet e tij do të jetë shumë e ashpër.



