Vllaznia do fitoren, Kruja: Të kalojmë Kukësin në renditje

Vllaznia do fitoren, Kruja: Të kalojmë Kukësin në renditje

Vllaznia do të përballet ditën e nesërme me Kukësin, në një ndeshje ku shkodranët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur mesfushori i shkodranëve, Arsid Kruja, i cili tha se nesër është një mundësi e mirë për ta kaluar Kukësin në renditje.

“Shfrytëzoj mundësitë që më jep trajneri dhe luaj ku ka nevojë skuadra. Shpresoj t’ia shpërblej sa më mirë dhe të fitojmë. Roli im natyral është në mesfushë, por ndihem mirë edhe në mbrojtje, rëndësi ka të fitojmë.

Kemi bërë shumë barazime, na kanë munguar finalizimi. Kemi bërë ndeshje të mira, por na ka munguar goli, shpresoj t’i shfrytëzojmë mundësinë që do të kemi e të marrim pikët maksimale. Në këtë fazë që jemi, kemi më shumë nevojë për pikë sesa për lojë të bukur.

Është një mundësi e mirë për të lënë Kukësin pas, por kampionati është i gjatë. Çfarë do rezultati të jetë nesër, kemi edhe shumë ndeshje përpara.

Shpresojmë të fitojmë me Kukësin, Tiranën e presim në Shkodër dhe kemi një mundësi të artë për të fituar këto ndeshje e për t’u afruar me vendin e parë.

Shpresoj të shënoj gol përcaktues dhe të jem vendimtar për skuadrën, por e rëndësishme është të fitojmë e të kthehemi me 3 pikë nga Elbasani.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy