
Ndeshja e Premier League mes Manchester United dhe Liverpool duket se është e destinuar të mos luhet.
Për herë të dytë ajo është programuar sot në mbrëmje, por një incident është shënuar sapo autobuzi i skuadrës mike ka hyrë në qytet. Edhe pse ishte i shoqëruar me polici tifozët e Manchester United kanë ndaluar autobusin dhe i kanë shpuar gomat. Kjo ka shkaktuar panik, ndërsa ende nuk dihet se si do të shkojë fati i ndeshjes.
Vetëm një javë e gjysmë më parë kjo ndeshje u shty për shkak se tifozët e United, të cilët protestojnë kundër presidentëve, pushtuan fushën e Old Traford.



