Martini: Nuk humbëm ndaj Dinamos, arbitri i VAR erdhi dhe më kërkoi falje

Martini: Nuk humbëm ndaj Dinamos, arbitri i VAR erdhi dhe më kërkoi falje

Trajneri Edi Martini, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht 2-1 ndaj Dinamos.

Martini deklaroi se arbitri i VAR-it i kërkoi falje për golin e anuluar në fund, duke pranuar gabimin e bërë.

Nuk e humbëm ndeshjen. Mendova se ishte offside, por takova arbitrin e VAR-it dhe më kërkoi falje. Nuk mund të ndodhë kjo. Ta shikosh në TV dhe të thotë më fal. Të vijë ky dënim nga VAR-i është e pafalshme.

Në pjesën e parë humbëm rastet e pastra për të shënuar. Në pjesën e dytë, kishim përsëri rastet tona, por mungon lojtari gol. Kjo vret! Gol i anuluar dhe arbitri të kërkojë falje, nuk e kuptoj këtë. Mund të gabojnë arbitrat e fushës, por është e pafalshme që të gabojë VAR-i.

Jam i bindur që 2024, do jetë më i suksesshëm dhe pretendojmë vendin e katërt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy