Sot hidhet shorti i Champions League, bëhet ndarja e vazove

Sot hidhet shorti i Champions League, bëhet ndarja e vazove

Ditën e sotme, duke filluar nga ora 18:00, do të hidhet shorti, për grupet e Champions League.

Skuadrat do të mësojnë ditën e sotme 3 kundërshtarët e grupeve, teksa pritet përballje të forta dhe interesante.

Me kualifikimin e skuadrave të fundit ditën e djeshme, tashmë janë vendosur edhe vazot.

Si gjithmonë në vazon e parë, qëndrojnë skuadrat kampione në kampionatet elitare.

Dy klubet italiane, Inter dhe Napoli, janë skuadrat më të rrezikuara për përballje të vështira, pasi ndodhen në vazon e tretë dhe dy vazot e para, kanë klube të mëdha.

VAZO 1: Real Madrid, Eintracht Frankfurt, Manchester City, AC Milan, Bayern Munchen, Paris Saint-Germain, Porto, Ajax

VAZO 2: Liverpool, Chelsea, Barcelona, Juventus, Atletico de Madrid, Sevilla, RB Leipzig, Tottenham

VAZO 3: Borussia Dortmund, Salzburg, Shakhtar Donetsk, Inter, Napoli, Benfica, Sporting CP, Bayer Leverkusen

VAZO 4: Marseille, Club Brugge, Celtic, Maçabi Haifa, Viktoria Plzen, Rangers, Copenhagen, Dinamo Zagreb

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy