Barcelona nuk dorëzohet për Bernardo Silvan

Barcelona nuk dorëzohet për Bernardo Silvan

  Dështimi në merkaton e kaluar për blerjen e Bernardo Silvas i ka bërë më të fortë drejtuesit e Barcelonës të cilët janë të gatshëm të tentojnë përsëri për transferimin e portugezit në ‘’ Camp Nou ‘’.

Sipas ‘ Sport ‘ , plani i kuq e bluve është firmosja me 28 vjeçarin në vigjilie të sezonit 2023-2024 në mënyrë që ti bashkohet projektit ambicioz i cili ka startuar prej kohësh, me anë të cilit janë akorduar blerjet e Raphinhas , Lewandowskit, Christensen apo Kessie , lojtarë që kanë ndryshuar totalisht performancën e ‘’ Los Cules ‘’.

Pavarësisht problematikave të theksuara ekonomike , Barcelona vijon të besojë edhe pse Manchester City që në krye të herës ka theksuar se pretendon  të arketojë 100 milionë euro për portugezin, kontrata e të cilit me ‘’ The Citiziens ‘’ mbetet në fuqi deri në 30 qershorin e 2025-sës.

Faktikisht edhe pse mbetet një ndër të preferuarit e Pep Guardiolas , ishi i Monacos ka patur kohë pas kohe luhatje gjatë ndeshjeve dhe vlera e kartonit prej 100 milionë eurosh nënkupton një lloj dyshimi i cili mund ti hapë probleme ‘’ Blaugranëve ‘’ në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy