
Interesi i Barcelonës për Alvaro Moratan ka filluar ta shqetësojë Juventusin , skuadër që po tenton për gjetjen e zëvëndësuesit të sulmuesit.
Maximilliano Allegri shquhet si një strateg shumë i përgjegjshëm dhe tejet i kujdesshëm në përzgjedhjen e elementëve sepse të drejtosh ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ është një sfidë më vete të cilës italiani ia ka marrë dorën .
Në fokusin e 54 vjeçarit sipas raportimeve të ‘ As ‘ është vënë Maxi Gomez , lojtar që ka lënë gjurmë tek Valencia pavarësisht se në vitet e fundit ‘’ Los Blanquinegros ‘’ nuk kanë bërë shumë .
Me këtë fakt theksohet se për uruguajanin ndoshta do të ishte një shans shumë i mirë për të ndërruar ambjent sepse të jesh pjesë e planeve të Massimiliano Allegrit është një vlerësim për çdo lojtar i cili për më tepër e ka cilësuar golashënuesin si ‘’ Mandzukicin e ri “ .
Gjithçka do të varet nga aksionet e ‘’ Los Cules ‘’ për sulmuesin spanjoll sepse nëse do të rikthehet në La Liga , do ti hapte rrugën bardhezinvje për të firmosur me Maxi Gomez nga i cili nuk është hequr në asnjë moment vëmëndja .
Numri një i pankinës së ‘’ Los Ches “ Jose Bordalas ka mbetur i zhgënjyer nga performanca e 25 vjeçarit që është distancuar me suksesin , fakt që ka ndikuar në mbarëvajtjen e Valencias në ofensivë .
2 gola në 17 ndeshje për referencën e sulmit janë statistika të papranueshme nga Valencia të cilat parashikohet se edhe nga ana e torinezëve do të analizohen gjatë pasi Juventusi s’duhet të gabojë në asnjë mënyrë gjatë merkatos sepse po përjeton një situatë të njëjtë gjatë këtij sezoni .
Si Barcelona ashtu edhe Juventusi po punojnë me shumë impenjim për të qenë në lartësinë e duhur në pjesën e mbetur dhe për Maxi Gomez konsiderohet një ndër mundësitë më të mira të karrierës.



