
Merkatoja e janarit është shumë afër dhe një ndër protagonistët e saj besohet se do të jetë edhe Milani.
Kuqezinjtë kanë hasur vështirësi në këtë fillim sezoni, sidomos në prapavijë dhe dëmtimi i Pierre Kalulus i ka vënë në lëvizje drejtuesit e italianëve për ta përforcuar atë.
Sipas gazetarit Giorgio Furlani janë tre lojtarë të cilët po shqyrtohen duke filluar nga Lloyd Kelly i Bournemouth, Maxime Esteve i Montpellier dhe Konstantinos Koulierakis i Paok.
Për 25 vjeçarin e anglezëve tentativat e drejtuesve të Milanit kanë filluar para disa kohësh, i domosdoshëm në skemat e spanjollit Andoni Iraola , i cili spikat për adaptimin e shpejtë në disa pozicione .
Ndërsa lojtari i Montpellier po impresionon në Ligue 1, për të cilin do të luftojnë edhe të tjerë ekipe me emër.
Për sa i përket Konstantinos Koulierakis duhet theksuar se ka treguar personalitet tek ekipi grek duke e ndihmuar ndjeshëm repartin defensiv dhe mund të shëndërrohet një ndër transferimet më të bujshëm të ish kampionëve të Serisë A gjatë kësaj periudhe .



