Interi do çerekfinalen, Materazzi: Gjithçka mund të ndodhë nëse kalojnë

Interi do çerekfinalen, Materazzi: Gjithçka mund të ndodhë nëse kalojnë

Interi luan një ndeshje të rëndësishme në Champions League, siç është ajo ndaj Portos. Zikaltërit fituan minimalisht ndeshjen e parë dhe do u mjaftonte një barazim për të shkuar në çerekfinale.

Në lidhje me këtë, ka folur edhe ish-lojtari i Interit, Marco Materazzi. Ky i fundit deklaroi se në rast se italianët kualifikohen në çerekfinale, gjithçka mund të ndodhë për suksesin e madh në këtë kompeticion.

Ky Inter duhet të vazhdojë rrugëtimin e tij në Europë, i cili është i përbërë nga ndeshje të mëdha. Nëse kalojnë turnin, gjithçka mund të ndodhë, por nuk duhet të ketë më ulje dhe ngritje. Tani e tutje janë të gjitha finale, edhe në Serinë.

Interi duhet ta mbyllë në zonën Champions në kampionat. Në të kundërt kjo do të dëmtonte imazhin e tyre si dhe ekonominë. Nuk ka kupa të tjera për këtë klub.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy