Fitorja me Laçin, Mehmeti: Jam i lumtur sepse kemi ekuilibër dhe nuk pësojmë

Fitorja me Laçin, Mehmeti: Jam i lumtur sepse kemi ekuilibër dhe nuk pësojmë

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij triumfoi 2-0 ndaj Laçit.

Mehmeti deklaroi se është i lumtur, pasi skuadra e tij është në ekuilibër dhe nuk pëson gola.

Dua të falënderoj fillimisht çunat për shpirtin e garës që treguan, jo vetëm sot, por gjatë gjithë kohës kur po i trajnoj. Kanë treguar profesionalizëm të gjithë.

Në një sukses kanë rendësi të gjitha faktorët, por kryesorët janë lojtarët. Gjithçka shkon për ta.

Në pjesën e parë, në disa momente ishim dominues. Ishim më lart sa i përket zotërimit të topit. Shkuam më shpesh te [orta. Pjesën e dytë duhet ta nisnim ndryshe. Laçi na dominoi 20-25 minuta. Skuadra krijon tension. Kjo edhe për meritë të Laçit, sepse ka elementë të mirë dhe cilësorë. Jam i gëzuar që skuadra është në ekuilibër dhe nuk pëson gol. Duhet të punojmë sepse kemi shumë gjëra për të përmirësuar.

Kampionati është shumë i ngjeshur. Me një hap fals shkon te zona e kuqe. Është një kampionat i vështirë. Skuadrat nuk kanë shumë diferenca. Duhet të jemi të përqendruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy