Real Madridi, afër marrëveshjes me Ibrahima Konate

Real Madridi, afër marrëveshjes me Ibrahima Konate

  Në vitet e fundit Ibrahima Konate është përfshirë në rangun e më të mirëve në kontinentin e vjetër.

Francezi është konsoliduar si një titullar i padiskutueshëm tek Liverpooli, për të cilin së fundmi është interesuar Real Madridi. 

Drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ kanë vepruar me shpejtësi dhe thuhet se janë afër arritjes së marrëveshjes me 26 vjeçarin. 

Ibahima Konate nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me anglezët dhe kryeqytetasit do të kenë një mundësi gjatë merkatos së verës për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Sipas zërave të fundit ishi i Leipzigut do të firmosë deri në qershorin e 2031-shit me ish fituesit e Champions Leagues, një ndër ekipet më të suksesshëm të të gjitha kohërave. 

Me moshën mbi supe dhe eksperiencën e akumuluar me Liverpoolin Ibrahima Konate konsiderohet i duhuri për Real Madridin, ekip tek i cili përgjegjësia është shumë e madhe duke qenë se pretendohet në çdo sezon fitimi i të gjithë titujve. 

Veshja e bluzës së gjigandëve të Spanjës dhe Europës vijon të jetë një tundim për çdo lojtar dhe referuar këtij rasti duhet thënë se tifozeria e zjarrtë e tyre ka filluar të entuziazmohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy