
Gazetari i sportit, Pano Xhixho, u shpreh se sulmuesi Xhuljo Skuka ishte më i miri në fushë, në ndeshjen mes Dinamos dhe Tiranës. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho u shpreh se te Tirana ka diçka që nuk shkon, nga ato që u deklaruan pas ndeshjes.
“U trishtova kur e pashë stadiumin me aq pak tifozë, në derbin mes Dinamos dhe Tiranës. Shehi tha se në pjesën e parë ishin ende në Shkodër. Ka diçka që nuk po shkon. Ndoshta Kupa është lënë mënjanë nga lojtarët. Sidibe sot ishte qendërmbrojtës dhe përballë kishte një nga sulmet më të mira në Shqipëri.
Skuka me atë që tregoi sot, është luks i madh për Dinamon për ta lënë në stol. Me formën që tregoi sot, ishte më i miri i ndeshjes.”, u shpreh Xhixho.



