
Boksieri shqiptar, Ramiz Brahimaj ka regjistruar fitoren e parë në karrierë në UFC. Shqiptari nga Kosova, mposhti që në raundin e parë Sasha Platnikov.
Pasi kishte humbur ndeshje debutuese, në sfidën e dytë Brahimaj u fut me ide të qarta, për të marrë fitoren, të cilën e arriti që ën raundin e parë.
Teksa e nisi me disa goditje në fillim, shqiptari e shtriu Platnikovin dhe me një kapje, e cila rezultoi efikase, e la pa ndjenja kundërshtarin e tij, duke i marrë fitoren. Një arritje e madhe kjo për 28-vjeçarin, që tashmë shpreson të vazhdojë me suksese në UFC.



