Maguire dhe Grealish janë lënë jashtë nga Anglia për Europianin. Dy futbollistët, i bashkohen Maddison, Jones dhe Trafford, që gjithashtu nuk u morën në Euro 2024.
Trajneri Gareth Southgate, surprizoi me listën përfundimtare, për kompeticionin madhor, ku synim është fitimi i trofeut.
Anglia në Europian, është pjesë e grupit C, me Danimarkën, Slloveninë dhe Serbinë.

LISTA:
Portierë: Dean Henderson, Jordan Pickford, Aaron Ramsdale.
Mbrojtës: Lewis Dunk, Joe Gomez, Marc Guehi, Ezri Konsa, Luke Shaw, John Stones, Kieran Trippier, Kyle Walker.
Mesfushorët: Trent Alexander-Arnold, Conor Gallagher, Kobbie Mainoo, Adam Wharton, Declan Rice.
Sulmues: Jude Bellingham, Jarrod Bowen, Eberechi Eze, Phil Foden, Anthony Gordon, Harry Kane, Cole Palmer, Bukayo Saka, Ivan Toney, Ollie Watkins.



