
Fakti se është afër firmosjes me Ferran Torresin nuk i shmang surprizat e mundshme për Barcelonën .
Katalanasit janë treguar të matur në këtë aspekt sepse mund të ndodhë mosarritja e këtij akordi i vlerësuar në 55 milionë euro dhe ajo që i mbetet spanjollëve është ta kenë asin nën mëngë për të mos dalë me duar bosh . Ky hap konsiderohet shumë llogjik duke qenë se kuq e blutë po vuajnë në aspektin ekonomik dhe sipas ‘’ The Sun ‘’ plani B i tyre quhet Pierre Emerick Aubameyang .
Sulmuesi nga Gaboni e ka humbur shkëlqimin tek Arsenali dhe Barcelona është vënë seriozisht në ndjekje të golashënuesit i cili nuk është i lumtur në ‘’ Emirates ‘’. Ky fakt e përshpejton largimin nga Londra në merkaton e janarit dhe Barcelona mezi po pret ta transferojë në ‘’ Camp Nou ‘’.
Por edhe Arsenali nuk mbetet prapa sepse Mikel Arteta prej disa sezonesh ka piketuar dy -tre lojtarë tek ‘’ Blaugranët ‘’ që i kanë shtuar bindjet spanjollit se mund ti ndihmojnë anglezët .
Philippe Coutinho, Neto Murara apo Samuel Umtiti konsiderohen idealë nga britanikët të cilët synojnë rikthimin në Champions League sezonin e ardhshëm .
Pierre Emerick Aubameyang është një element që duhet patur gjithmonë në konsideratë sepse mund të shfaqet në çdo moment dhe do ti krijonte shumë buzëqeshje ‘’ Los Cules ‘’ .
7 gola dhe 2 asiste në 15 ndeshje e kanë bindur Xavi Hernandezin për ishi-n e Dortmundit me objektivin e ndryshimit të gjendjes kaotike tek gjigandët e La Ligas .



