Gabriel Jesus, çelësi për të transferuar Kane

Gabriel Jesus, çelësi për të transferuar Kane

Disfata e djeshme në finalen e Champions Leagues e ka lënë edhe këtë sezon me duar bosh Manchester City-n e Pep Guardiolas në lidhje kompeticionin më të famshëm europian. Spanjolli nuk ka mundur të mposhtë Chelsean dhe kjo ndeshje ka evidentuar se bardhekaltërve i duhet të shtojnë intensitetin e punës për të patur sukses në të ardhmen. "Los Citiziens" janë shumë të bindur se duhet të ndryshojnë disa aspekte thelbësore në organike për të qenë me rezultativë në ndeshje të tilla në veçanti dhe në të gjithë sezonin në përgjithësi. Trajneri spanjoll mendon se Manchester City-t i duhet me patjetër një  qendërsulmues për të shtuar produktivitetin, pavarësisht se sezoni për anglezët ka rezultuar i shkëlqyer edhe pse dolën me kokën ulur nga "Dragao".

Për këtë arsye, kampioni në fuqi i Premier Leagues ka menduar të ofrojë Gabriel Jesus për të bindur Tottenham Hotspurin ta lërë të lirë golashënuesin britanik dhe nuk mendojnë t'i shmangen kësaj piste deri në realizimin e saj me sukses. Bomberi i Kombëtares së "Tre Luanëve" ka thyer çdo parashikim në këtë sezon sepse e ka mbyllur me 33 gola në 49 ndeshje dhe gjatë kësaj jave tentuan të bindin "Gjelat e Londrës" me përfshirjen e Raheem Sterling plus 80 milionë euro por duhet pritur deri në përfundimin e merkatos sepse presidenti Daniel Levy është ai që do t'i vërë vulën kësaj çështjeje. 

Manjati britanik është shumë i ndërgjegjshëm se nëse lejon largimin e 27-vjeçarit nga "White Hart Lane" jo vetëm do të dobësonte "The Whites" por njëkohësisht do të forconte rivalin direkt në Premier League, hap që do të konceptohej si një autogol për drejtuesit e londinezëve. Nga ana tjetër, aktualiteti nuk i favorizon aspak sepse Harry Kane prej kohësh ka deklaruar se kërkon të mbrojë ngjyrat e një skuadre që lufton çdo sezon për tituj sepse vetëm kjo gjë i mungon për ta perfeksionuar karrierën.

Edhe pse Manchester City u thye dje nga "Blutë e Londrës" në një finale shumë interesante, kjo skuadër ofron garancinë absolute për fitimin e titujve të rëndësishëm në çdo sezon dhe sulmuesi shtatlartë kërkon medoemos të bëjë hapin e munguar prej shumë vitesh.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy