
Trajneri i Laçit, Armando Cungu, foli për MCN TV, pas barazimit pa gola ndaj Erzenit.
Cungu deklaroi se ishte një ndeshje pozitive, ndërsa shtoi se ekipi i tij humbi dy pikë.
Nuk mendoj se është çështje presioni, jeta është presion, jo vetëm futbolli, aq më tepër kur kërkohet rezultat. Ishte një ndeshje për mendimin tim më e mirë e jona, ishim më dominues sidomos në pjesën e parë. Mund të shënonim me pak kujdes. Mund ta quaj ndeshje pozitive sa i përket reagimit dhe mënyrës së lojës në krahasim me ndeshjet e mëparshme. Por kërkonim tre pikët, se i kemi oksigjen, duhet të vazhdojmë para, të punojmë më shumë se kemi shumë problematika për të rregulluar.
Mendoj se humbëm dy pikë. Në pjesën e parë luajtëm më mirë, në të dytën me pak kujdes duhej të shënonim. Ekipi krijoi situata loje me aksione të menduara. Por na mungoi finalizimi që po vuajmë dhe e ka vuajtur ekipi edhe më parë. Ky është edhe rezultat i statistikave, na del detyrë që të punojmë sa më shumë në këtë aspekt.



