Arsenal  deklaron planin për Lautaro-n

Arsenal deklaron planin për Lautaro-n

 Pretendentëve të  shumtë për Lautaro Martinez kohët e fundit iu është bashkuar edhe Arsenali . ‘’ Topchinjtë ‘’ kanë zhvilluar një ndër performancat më të dështuara e cila  nuk i dha shansin e futjes në Europë dhe drejtuesit e londinezëve kërkojnë që të rikthejnë faqen me ndërhyrje cilësore . Sipas ‘’ The Athletic ‘’ ishi i Racing Club pëlqehet shumë nga Mikel Arteta i cili kërkon më tepër produktivitet në sulm dhe Lautaro Martinez i plotëson kërkesat e spanjollit .   

Argjentinasi me shumë meritë arriti të shëndërrohej në një protagonist në skemat e Antonio Contes duke kontribuar në suksesin e zikaltërve . Por italianët përpara një problematike të theksuar ekonomike janë të detyruar të aplikojnë shitjen e disa komponentëve të rëndësishëm për të krijuar stabilitetin e duhur  dhe pas Romelu Lukakut për të cilin interesohet Chelsea   edhe sulmuesi nga Bahia Blanca  ndodhet në të njëjtën rrugë.

Palët në fjalë do ti presë një verë e mbushur me negociata sepse Interi kërkon të transferojë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ Hector Bellerin  për të zëvëndësuar Achraf Hakimin . Besohet se çelësi i këtij operacioni do të jetë Alexandre Lacazzette i cili nuk përfshihet në planet e trainerit spanjoll  por siç dihet Interit  i duhet të rikuperojë sa më shumë në anën ekonomike dhe javët e ardhshme pritet  të jenë më të qarta në lidhje me këtë çështje .

 Transferimet e deritanishme si Ben White , Nuno Tavarez dhe Sambi Lokonga i kanë ringjallur shpresat e  ‘’ The Gunners ‘’ të cilët  synojnë të hedhin  pas krahëve këtë eksperiencë  që do të mbetet njollë në historinë e londinezëve  .

 Karakteristikat e lojës së 23 vjeçarit përputhen shumë mirë me  ideologjinë e  Mikel Artetas , fakt që i shkon në favor anglezëve . 19 gola dhe 11 asiste në 48 ndeshje pa lënë mënjanë trofeun e Scudettos e bëjnë këtë lojtar gjithmonë edhe më tërheqës për  klubet  e njohura  dhe Arsenal shpreson që shumë shpejt ta transferojë në ‘’ Emirates ‘’.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy