
Kukësi mbetet pa trajner. Bledar Devolli, njoftoi largimin nga drejtimi i verilindorëve.
Këtë, trajneri e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale.

“Faleminderit drejtuesve për mundësinë dhe tifozëve për mbështetjen. Mirënjohje për Anin, Vason, Qemalin, Yllin, Albin, Oltin. Krenar për futbollistët e mi dhe rrugëtimin që kemi bërë të gjithë bashkë. Faleminderit”, mbyll Devolli.
Në sezonin e ardhshëm, Kukësi do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë, pasi nuk siguroi dot mbijetesën në Superiore.



