
Një tifoz 45-vjeçar ka ndërruar jetë në stadiumin “Maradona”, ku u zhvillua sfida Napoli-Milan.
Sipas mediave italiane, tifozi tentoi të futej pa biletë në stadium, por kjo ka rezultuar fatale. Gjatë tentativës për tu futur përmes një tuneli, tifozi ka rënë nga një lartësi 20 metra, ku humbi dhe jetën.
Ai u gjet i pajetë në parkingun e stadiumit, jo shumë larg sektorit ku qëndronin tifozët e Milanit.



