
Orët e fundit kanë rezultuar deçizive për të ardhmen e Raphinhas . Thuhet se braziliani po e mendon seriozisht largimin nga Barcelona , lojtar i cili sipas ‘ Sport ‘ pretendohet nga Newcastle , Arsenal dhe Chelsea.
Për spanjollët ky interes konsiderohet një fërkim duarsh për arsye të problematikave të theksuara në aspektin ekonomik por edhe për protagonistin e historisë pasi nëse do të vendosë fillimin e një eksperience në Premier League , do të shoqërohej me një rritje të konsiderueshme rroge.
Aktualisht tek kuq e blutë , 26 vjeçari përfiton 12 milionë euro por ndryshimi i ambjentit, sidomos kur flitet për Anglinë sigurisht rezulton tundues.
Gjatë eksperiencës në ‘’ Camp Nou ‘’, ishi i Leeds United ka shfaqur një rendiment të pranueshëm , të kanalizuar në 10 gola dhe 11 asiste në 45 sfidat e zhvilluara por për ‘’ Blaugranët ‘’ është i domosdoshëm përmirësimi i aspektit ekonomik dhe ndoshta Raphinha mund të jetë një ndër të përzgjedhurit nga drejtuesit.
Duhet theksuar se Premier League është një ndër ligat më kompetitive dhe ndër vite ka rezultuar një opsion tundues për shumë lojtarë që kanë spikatur në ekipet e tyre.



