
Pavarësisht paraqitjeve të një niveli të pranueshëm me Barcelonën, në adresë të Atletico Madridit ende nuk ka mbërritur një ofertë për Joao Felix. Në të kaluarën ‘’ Los Colchoneros ‘’ shpenzuan 127 milionë euro për portugezin, i cili konsiderohej një ndër talentët e kontinentit të vjetër. Së fundmi sulmuesi e rinovoi kontratën me kryeqytetasit deri në 2029-tën dhe flitet se largimi nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ mund ti arrijë 70-80 milionë eurot. Natyrisht kjo shifër konsiderohet e papërballueshme nga ‘’ Blaugranët ‘’ por gjithsesi mbetet për tu parë se si do të vijojë me paraqitjet deri në fundin e sezonit. Paraprakisht , drejtuesit e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ e kanë deklaruar se synojnë të përfitojnë maksmalisht nga shitja e ishi-t të Chelseat dhe nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së ndonjë tjetër pretendenti për luzitanin.



