Vangjel Zguro, është zyrtarisht një lojtar i Strugës. I larguar nga Bylisi, mbrojtësi do të vazhdojë karrierën në Maqedoninë e Veriut. Struga drejtohet nga Shpëtim Duro, i cili gjithashtu ka dhënë miratimin për afrimin e Zguros. Mbrojtësi pogradecar është prezantuar këtë të enjte dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit shqiptar, për të nisur aventurën e re, në Kupat e Europës.



