Milinkoviç-Saviç, gati për t'u larguar

Milinkoviç-Saviç, gati për t'u larguar

Lazio nuk ka marrë lajme të mira në orët e fundit. Bardhekaltërit janë ndeshur me një situatë të paparashikuar sepse mesfushori Milinkoviç-Saviç ka deklaruar se kërkon të provojë veten diku tjetër. Serbi po ndiqet nga skuadra të njohura të cilat e kanë përforcuar largimin nga "Olimpico". 

26-vjeçari është i bindur se ky është mometi ideal për t'u dhënë lamtumirën kryeqytetasve, të cilët i krijuan terrenin të njihej botërisht e më pas të pretendohej nga skuadrat më të njohura në rang europian dhe botëror. 

Ish-sulmuesi i Chelseat dhe njëkohësisht agjenti i lojtarit të lindur në Spanjë, Mateja Kezman, i ka dhënë më tepër dritë të ardhmes së Milinkovic-Savic e cila do të jetë larg bardhekaltërve pavarësisht se kontrata  i skadon në  verën e 2024-tës .

Bashkombasi i tij ka deklaruar me siguri të plotë se ishi i Genkut do të transferohet  diku tjetër për të vijuar karrierën :

 “  Ai është një lojtar i madh dhe kam bindjen  se do ta gjejë veten në çdo ekip ‘’ , theksoi Mateja Kezman .

 Më tej gjatë një interviste për të famshmen ‘ Calciomercato ‘  , ai u ndal edhe tek destinacionet e mundshme  duke u shprehur kështu :

“ Po i vlerësojmë shumë seriozisht të gjitha alternativat por sipas mendimit tim Juventusi është një mundësi e shkëlqyer për Sergej  dhe afirmon momentin brilant që po përjeton ai “ ,  përfundoi Mateja Kezman . 

Pas shumë sezonesh i vënë në radarët e të mëdhave, për Sergej Milinkovic- Savic siç është theksuar edhe herë të tjera është një moment unik që s’të vjen dy herë gjatë karrierës për të veshur fanellën e një skuadre që do të mund ta afrojë me titujt  për t’ia shpërblyer në mënyrën e duhur sakrificën tek një rival që meriton respekt në Scudetto dhe më gjerë . 

Ylli i Lazios konsiderohet një pilar i pazëvëndësueshëm nga Maurizio Sarri por përpara dëshirave të tij idetë e teknikut Italian bien poshtë .

16 takimet e sezonit aktual  me lacialët i kanë prodhuar ndjesi të mrekullueshme mesfushorit të ‘’ Shiponjave ‘’ në të cilat ka arritur 3 gola  dhe 4 asiste dhe është shëndërruar në një referent kryesor i repartit të avancuar gjatë ndeshjeve .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy