
Humbja në ‘’ Coliseum Alfonso Perez ‘’ kundër Getafes e ka përkeqësuar situatën e Atletico Madridit në kampionatin spanjoll.
‘’ Los Colchoneros ‘’ kishin një mundësi për ta ruajtur kreun e renditjes dhe sigurisht kjo disfatë është shoqëruar me kritika për trainerin Diego Simeone.
Kryeqytetasit tashmë janë në një situatë aspak komode, të cilët do të presin edhe Real Madridin në sfidën e kthimit në mesjavë, e vlefshme për Champions Leaguen.
Megjithatë, vlerat e argjentinasit janë të padiskutueshme, i cili është një ndër më jetëgjatët në stolin e një ekipi.
Drejtuesit dhe tifozeria e zjarrtë presin një reagim të menjëhershëm nga ekipi i zemrës, ndër rivalët më të ndërlikuar në Spanjë dhe Champions League.
Duke njohur Diego Simeonen kuptohet se do të insistojë për ti përmirësuar madrilenët në çdo aspekt, më i suksesshmi në historinë e tyre.
Sezoni aktual është i 14-ti nën drejtimin e ‘’ Los Rojiblancos ‘’, i cili gjatë rrugetimit ka fituar disa tituj, si në Spanjë ashtu edhe Europë.



