
Lista e Barcelonës, për ndeshjen me Juventusin, e vlefshme për trofeun “Joan Gamper”. Ndryshe nga lista e publikuar më parë, ka mbetur jashtë afrimi i merkatos së verës, Sergio Aguero.
Sulmuesi argjentinas ka pësuar një dëmtim dhe kështu nuk është grumbulluar për sfidën ndaj Juventusit. Trajneri Roland Koeman, ka vendosur ta zëvendësojë 33-vjeçarin, me sulmuesin e Shqipërisë, Rey Manaj.
Lushnjari fillimisht ishte lënë jashtë, por Koeman ka vendosur ta grumbullojë dhe pritet që të ketë edhe minuta, ku do të kërkojë të lërë edhe shenjë.
Manaj është përfolur për një largim të mundshëm në merkaton e verës, ku në drejtim të tij kanë mbërritur disa ofertë, por ende nuk është vendosur se ku do të vazhdojë karrierën.



