Parisi i shkel syrin   Lewandovskit

Parisi i shkel syrin Lewandovskit

Prej disa javësh flitet  për të ardhmen e Robert Lewandovskit larg ‘’ Allianz Arenas ‘’ .  Polaku ka tërhequr disa kandidatë rreth vetes  por betejës i është shtuar edhe  Paris St Germain .  ‘’ Les Pariziens ‘’ kërkojnë ti japin goditjen definitive ngërçit të disa sezoneve rradhazi ku nuk po mundin të ndryshojnë historinë  në Champions League .  Lajmet e fundit në kampin e kryeqytetasve kanë rezultuar të hidhura për arsye se  e ardhmja e Kylian Mbappe është afruar me Real Madridin dhe kuq e blutë kërkojnë ti paraprijnë kësaj situate me një ofertë për Robert Lewandovskin .  

 Sipas L’Equipe parizienët mendojnë ti ofrojnë 90 milionë euro bavarezëve për sulmuesin nga Varshava pavarësisht se janë të ndërgjegjshëm për vështirësinë e operacionit .  Një fakt që e bën shumë bindëse  figurën e ishit të Borussia Dortmundit janë statistikat e arritura . 47 dhe 8 asiste në 39 sfida janë një garanci për  Paris St Germain se me Robert Lewandovskin produktiviteti i sulmit do të shtohej . Prej disa sezonesh polaku ka shënuar rritje në lojë dhe gola  dhe  është pretenduar edhe në Major League Soccer . 

32 vjeçari është drejt përfundimit të karrierës dhe kalimi në ‘’ Parque De Prince ‘’  do të ishte një motiv për shtimin e trofeve .   S’duhet harruar se Parisi vijon të kapet fort pas ëndërrës për të firmosur me Lionel Messin dhe nëse marrim guximin të parashikojmë këto dy legjenda tek francezët,  do të kishim të bënim me një makineri të pandalshme golash që do të jepnin garanci të shumfishta për fitimin e trofeve .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy