
Largimi i mundshëm i Julian Alvarezit nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ sigurisht po analizohet me kujdes nga Diego Simeone.
Në bashkpunim me drejtuesit ‘’ El Cholo ‘’ ka nisur të mendojë për një tjetër opsion dhe duket se e ka gjetur tashmë.
Lautaro Martinez mbetet i preferuari i tij duke qenë se ja njeh shumë mirë cilësitë dhe mund të adaptohet pa probleme tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’.
‘’ El Toro ‘’ po përjeton një ndër momentet më të rëndësishëm në karrierë, stabël tek Interi dhe gjithashtu tek Argjentina e Lionel Scalonit.
28 vjeçari e përfundon kontratën me zikaltërit në 2029-tën dhe vlera e kartonit i arrin 85 milionë eurot.
Eksperienca sidomos në Champions League i jep automatikisht një garanci numrit një të stolit të Atletico Madridit, pa harruar as faktin se e pëlqen La Ligan.
Fillimisht Enrique Cerezo duhet të mendojë për situatën e kordobezit pasi shitja e tij do ti jepte mundësinë për tu hedhur në sulm për transferimin e ishi-t të Racing Avellaneda.



