Bayern Munchen gjen portier tek Maccabi Tel Aviv

Bayern Munchen gjen portier tek Maccabi Tel Aviv

Pas largimit të Sommer tek Interi, drejtuesit e Bayern Munchen gjatë gjithë kësaj kohe kanë insistuar për gjetjen e një zëvëndësuesi ideal për Manuel Neuer dhe duket se tashmë ia kanë arritur qëllimit. Daniel Peretz , i cili aktivizohet për Maccabi Tel Aviv e ka bindur Thomas Tuchelin dhe për transferimin e tij në ‘’ Allianz Arena ‘’ parashikohet se gjermanët do të investojnë 5 milionë euro. Duke qenë se sezoni ka filluar, për skuadrën nga Mynih është e domosdoshme arritja e këtij objektivi dhe pritet që 23 vjeçari nga Izraeli të firmosë një kontratë deri në 30 qershorin e 2028-tës me rekordmenët e Bundesligës. Nëse do të fillojë një eksperiencë me Bayern Munchenin , për Daniel Peretz do të ishte një privilegj dhe njëkohësisht një shans për të fituar tituj të rëndësishëm , duke qenë se kjo skuadër është një ndër pretendentët kryesorë në çdo sezon , pavarësisht se aktualin e nisi me humbjen e Superkupës së Gjermanisë kundër Leipzigut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy