Parisi interesohet për yllin e Sporting

Parisi interesohet për yllin e Sporting

Sportingu i Lisbonës është shquar historikisht  si një prej klubeve me prodhimin më të madh të talentëve në Portugali .  

Tek kryeqytetasit prej kohësh po shkëlqen mesfushori Joao Palhinha dhe ky fakt nuk i ka shpëtuar Paris St Germain .  ‘’ Les Pariziens ‘’ kërkojnë një element të eksperimentuar që mund të vendosë ekuilibrat në mesfushë dhe 26 vjeçari është profili i duhur për Mauricio Pochettinon i cili i ka të gjitha mundësitë për ti shëndërruar francezët në një superfuqi në futboll.  

Sipas portalit ‘’ O Jogo ‘’ , parizienët janë shumë të interesuar për ta transferuar Joao Palhinha-n në ‘’ Parque de Prince ‘’  dhe  sheiku Nasser Al Khelaifi ka ofruar  rreth 60 milionë euro për yllin e Sportingut .  

Talenti luzitan shikohet si  trashëgimtari  i Marco Verratit dhe për sa kohë i ka mbetur prezenca e tij  mund të jetë një ndihmë e madhe për italianin në qendër të mesfushës .

 Edhe Sevilla u interesua  gjatë merkatos së kaluar verore por  andaluzët nuk e përballuan kërkesën e Sportingut dhe Joao Palhinha qëndroi tek kryeqytetasit .  

Por në rastin e ish kampionëve të Ligue 1 gjërat janë ndryshe sepse potenciali i tyre as që ka të krahasuar me atë të ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe  nëse marrim shembull goditjet e verës arrihet në konkluzionin se mundësitë janë të shumta në  merkaton vijuese .

Të spikasësh tek Sportingu Lisbonës është një sfidë më vete sepse konkurrenca brenda skuadrës është tejet e ashpër por Joao Palhinha e ka kaluar me sukses këtë fazë dhe tashmë ka privilegjin të jetë pjesë e planeve të një prej ekipeve të ndërtuar për të triumfuar në të ardhmen për të cilët objektivi kryesor mbetet fitimi i Champions Leagues .

Njëkohësisht s’duhet anashkaluar se deri më tani kontributin e dhënë e ka kanalizuar në 15 ndeshje dhe 2 gola .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy