Bennacer rinovon deri në 2026-tën

Bennacer rinovon deri në 2026-tën

 Milani vijon të komportohet në lartësinë e duhur në lidhje me lojtarët më të rëndësishëm .

Drejtuesit e kuqezinvje i kanë bërë një dhuratë të çmuar Stefano Piolit sepse kanë arritur rinovimin me Ismael Bennacer i cili do të vijojë bashkjetesën në Milano deri në 2026- tën . 

 Italianët i druheshin një largimi të mundshëm të franko-algjerianit nga ‘’ San Siro ‘’ për arsye se  Real Madridi prej kohësh besonte se mund ta largonte  nga  gjigandët e Serisë A .  

Projekti i Stefano Piolit e ka rikthyer buzëqeshjen në Milano dhe në rastin konkret  sipas ‘ Calciomercatos ‘ ishi i Empolit do të përfitojë një rritje të konsiderueshme rroge që do të arrijë 3 milionë eurot .

Megjithatë  duke ditur se objektivat janë të shumtë , theksi vihet  tek peshat e rënda dhe në këtë histori s’mund të anashkalohet as Franck Kessie që konsiderohet prioritet absolut për të ardhmen e mesfushës me të cilin Milani akoma nuk e ka gjetur  gjuhën e përbashkët dhe këmbanat e alarmit tashmë kanë rënë në kampin e italianëve të cilët janë treguar shumë efikas gjatë negociatave me Ismael Bennacer , një domosdoshmëri në funksion të furnizimit të repartit ofensiv të gjigjandëve të Serisë A dhe jo vetëm .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy