Barcelona, nuk e harron Hansi Flickun

Barcelona, nuk e harron Hansi Flickun

 Prej kohësh drejtuesit e Barcelonës kanë filluar tentativat për të gjetur zëvëndësuesin ideal të Xavi Hernandez.

Spanjolli do të largohet nga ‘’ Camp Nou ‘’ në fundin e sezonit dhe një kandidat potencial për të marrë drejtimin e stolit është Hansi Flick.

Gjermani ka shprehur se dëshiron të jetë pjesë e ‘’ Los Cules ‘’, i cili në të kaluarën la gjurmë tek Bayern Muncheni.

59 vjeçari konsiderohet një opsion atraktiv, tek një ekip i cili prej vitesh është distancuar me titujt dhe me eksperiencën mbi supe mund t’ia rikthejë përsëri buzëqeshjen.

Agjenti Pini Zahavi, i cili gëzon marrëdhenie të shkëlqyera me Joan Laportan po punon me shumë përkutshtim për arritjen e objektivit dhe nëse negociatat do të përfundojnë ashtu siç parashikohet, për Barcelonën do të ishte një sukses shumë i madh gjatë merkatos së verës.

Hansi Flicku fitoi shumë tituj të rëndësishëm me bavarezët, ndër të cilët dy Bundesliga, një Kupë dhe një Superkupë Gjermanie, Champions Leaguen, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy