Arsenali, ofertë për Bruno Guimaraes

Arsenali, ofertë për Bruno Guimaraes

  Gjatë eksperiencës me Newcastle United Bruno Guimaraes ka arritur ta konsolidojë vendin e titullarit në 11-shen e formuar nga Eddie Howe.

Braziliani është tashmë një referent tek bardhezinjtë, për të cilin gjatë merkatove të fundit nuk kanë munguar pretendentët.

Fillimisht mesfushori u pretendua nga Real Madridi dhe tanimë edhe Arsenali është futur në garë për shërbimet e tij.

27 vjeçari shkëlqeu edhe në Carabao Cup, i cili fitoi trofeun me ekipin më të pasur të botës aktualisht, i ndërtuar për të qenë protagonist në të ardhmen e afërt, si në Angli ashtu edhe në Europë.

Kreu i ‘’ Topchinjve ‘’ Stan Kroenke ka bërë gati çekun prej 70 milionë eurosh për ishi-n e Lyonit, por s’do ta ketë të lehtë për arsye të rëndësisë tek Newcastle United.

Një transferim në ‘’ Emirates ‘’ do të konsiderohej një hap i suksesshëm sepse 13 herë kampionët e Premier Leagues janë një ndër ekipet me më shumë histori të kësaj lige, gjithashtu një kockë e fortë edhe në kompeticionet europiane.

Mungesa e titujve mbetet një shqetësim për drejtuesit dhe trainerin Mikel Arteta, i cili gjithsesi po ecën me hapat e duhur.

Negociatat priten të jenë intensive në vijimësi por paraprakisht numri një i Newcastles Al -Rumayyan ka deklaruar se synon të arkëtojë më tepër se shifra e ofruar nga londinezët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy