
Puna e drejtorit sportiv Leonardo ka filluar prej kohësh sepse objektivi i vetëm i Nasser Al Khelaifit është shëndërrimi i Paris St Germain në një ekip shumë të suksesshëm .
Rruga e bërë deri më tani nga ‘’ Les Pariziens ‘’ ka evidentuar se me këmbngulje dhe përkushtim mund të arrihet çdo objektiv dhe koha e tregoi në verën e kaluar me yjet që mbërritën në ‘’ Parque de Prince ‘’ .
Filozofia është po e njëjta por vështirësitë do të jenë prezente në çdo hap të gjigandëve të Ligue 1 , fakt që në merkato është i paevitueshëm .
Humbja e Kylian Mbappes mund të ndikojë negativisht në performancën e Paris St Germain në të ardhmen dhe tashmë po përgatitet terreni për Milinkovic – Savic , për të cilin presidenti i kryeqytetasve është i gatshëm të ofrojë 80 milionë euro.
Presidenca nga Roma e ka deklaruar në krye të herës se nuk do ti hapë derën e largimit nga ‘’ Olimpico ‘’ nëse s’do të vihen 100 milionë euro në tavolinë por gjithsesi futja në lojë e Paris St Germain konsiderohet një rrezik edhe për pretendentët si Milani apo Real Madridi.
Për më tepër 27 vjeçari do të kishte edhe përfitime më të larta ekonomike duke qenë se bëhet fjalë për ekipe të fuqishme dhe javët vijuese priten shumë të vrullshme për serbin i cili mendon se ka ardhur koha të provojë ndjesinë e të qënit pjesë e një ekipi elite që i garanton fitimin e trofeve .



