
Simone Inzaghi do të largohet nga Lazio dhe kjo tashmë është e sigurt. Ka qenë vetë klubi kryeqytetas, që nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur se klubi e respekton reflektimin e trajnerit, për atë që ka dhënë me këtë fanellë.
“Ne e respektojmë reflektimin e një trajneri dhe para së gjithash, të një lojtari, i cili për shumë vite e ka lidhur emrin e tij me familjen e Lazio dhe me sukseset e shumta të klubit”, shkruhet në deklaratën e klubit.
Inzaghi është shumë afër kalimit të Interi, ku do të marrë vendin e të larguarit, Antonio Conte. Trajneri 45-vjeçar largohet kështu nga drejtimi i Lazios pas plotë 5 sezoneve.



