
Duke qenë se qëndrimi i Erling Haaland në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ sa vjen edhe vihet më tepër në dyshim , Borussia Dortmundi ka arritur të spikasë lojtarin që mund ta zëvëndësojë ashtu siç duhet norvegjezin . Eshtë Timo Werner i përzgjedhuri i Edin Terzic për ofensivën e ‘’ Verdhezinjve ‘’ për arsye se vjen pas një sezoni shumë të suksesshëm të cilin e kurorëzoi me fitimin e Champions Leagues .
25 vjeçari u transferua në ‘’ Stamford Bridge ‘’ për shifrën e 53 milionë eurove por rikthimi i Romelu Lukakut tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ i ka reduktuar hapësirat për gjermanin.
Kalimi tek kryeqytetasit u konsiderua një goditje e qëlluar në shenjë por javët e fundit zërat për një rikthim në origjinë janë shtuar , fakt që e bën edhe më të mundur këtë operacion .
Borussia Dortmund e ka të qartë se herët a vonë mund ta humbasë golashënuesin norvegjez pavarësisht kundërshtimeve dhe kërkon një sulmues tipik për të mbushur boshllëkun që do të lërë Erling Haaland në momentin që do ti thotë lamtumirë kësaj skuadre . Deri më tani eksperienca e Timo Werner me Chelsean përmblidhet në 56 ndeshje , 12 gola dhe 11 asiste por gjasat janë se do ta mbyllë kapitullin me anglezët gjatë merkatos vijuese .



