Jo vetëm Juventusi, Donnarumma në “radarin” e skuadrës tjetër italiane

Jo vetëm Juventusi, Donnarumma në “radarin” e skuadrës tjetër italiane

Roma po përgatitet për një merkato të madhe, pasi me afrimin e Jose Mourinhos në stol, sezonin e ardhshëm do të kërkojnë të fitojnë trofe. Një nga objektivat e fundit të verdhekuqve është portieri italian, Gianluigi Donnarumma, të cilit i ka përfunduar kontrata me Milanin.

Sipas mediave italiane, vetë Jose Mourinho ka telefonuar gardianin italian për ta ftuar t’i bashkohet te Roma, ndërsa Raiola ka konfirmuar se për klientin e tij dëshiron një pagë të majme prej 10 milionë eurosh në sezon.

Për Donnarummën Roma do të duhet të fitojë edhe betejën me Juventusin, por nëse nuk arrin të firmosë me portierin italian, atëherë është gati alternativa tjetër, Alphonso Areola, në pronësi të PSG-së, por që sezonin e fundit ka bërë mjaft mirë te Fulham, ku ishte në huazim.

Merkato e kësaj vere pritet të jetë e nxehtë, ku skuadrat po përgatiten për lëvizje të shumta dhe me shumë mundësi sezoni i ardhshëm në Serie A do të jetë spektakolar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy