
Trajneri i Inter, 51-vjeçari Antonio Conte u largua papritur nga Inter-i pas një sezoni fantastik. Conte e morri vendimin gjatë mëngjesit së 26 majit, kurse zyrtarizimi u bë mbrëmë vonë në mbrëmje.
Të dielën, Conte së bashku me Inter-in, ngritën në qiell trofeun numër 19 të Serie A-së.
Kjo ishte “Scudetto” e parë për zikaltërit pas një dekade.
Largimi i Conte-s vjen si bazë e krizës financiare nëpër të cilën po kalon klubi milanez.
Për shkak të problemeve financiare, klubi do të jetë i detyruar të shesë futbollist deri në 90 milionë euro më së paku, dhe emrat për shitje, janë disa nga më të rëndësishmit Achraf, Lukaku dhe Lautaro. Nëse një ofertë e mirë për këta të tre arrinë, klubi zikaltër do t’i shesë.
Kjo është pikërisht arsyeja pse Conte zgjodhi të largohej.
“Ka mungesë ambicie”, ishte fjala që Antonio i kishte thënë një gazetari të afërt me klubin.
Conte do të largohet, dhe ai kërkohet nga dy ekipe londineze: Arsenal dhe Tottenham, e po ashtu nga madrilenët e Real-it.
Për Inter-in, në listë janë: Allegri, Sarri, Simone Inzaghi dhe Mihajlovic.



