Basketboll për femra/ “Flamurtari” shënon fitoren e 15 në Kupë dhe Kampionat

Basketboll për femra/ “Flamurtari” shënon fitoren e 15 në Kupë dhe Kampionat

“Flamurtari” nuk njeh kundërshtar në basketbollin e femrave.

Në sallën  “Farie Hoti” vajzat e trajnerit Viron Toska, triumfuan me rezultatin e thellë 105-80 ndaj “Tiranës”. Një ndeshje e ekuilibruar deri në rezultatin 40-40.

Më pas lojtaret e “Flamurtarit” bënë diferencën teksa shënuan me anë të Katiç.

Për “Tiranën:,Verri u përpoq të mbante në lojë skuadrën me inkursione personale dhe dalje në sulm, por kualiteti i vlonjateve ishte i dukshëm. Më pas loja nuk pati më histori deri në rezultatin përfundimtar 105-80.

Kjo ishte fitorja e 12 radhazi në Kampionat për “Flamurtarin”, duke kryesuar bindshëm pa asnjë humbje.

I kontaktuar në fund të ndeshjes nga TvT, Toska theksoi se synimi i skuadrës është jo vetëm ta mbyllë me fitore çdo ndeshje, por të shënojë mbi 100 pikë.

Sponsor i skuadrës “Flamurtari”, është kompania MCN.

Ndeshjen e radhës, “Flamurtari” do ta zhvillojë pas një jave ndaj Elbasanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy