Ishte president i Palermos në periudhën më të suksesshme, ndërron jetë Maurizio Zamparini

Ishte president i Palermos në periudhën më të suksesshme, ndërron jetë Maurizio Zamparini

Ish-presidenti i klubit të Palermos, Maurizio Zamparini, i cili ishte në krye të klubit italian në periudhën e tyre më të suksesshme në histori, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 80-vjeçare.

Zamparini udhëhoqi klubin sicilian nga 2002 deri në 2018, duke i ndihmuar ata të arrinin Serinë A për herë të parë në 31 vjet, të kualifikoheshin në Europë pesë herë dhe të arrinin në finalen e Kupës së Italisë në vitin 2011.

Zamparini ishte i famshëm për padurimin e tij me trajnerët, duke shkarkuar më shumë se 40 gjatë kohës së tij në Palermo, por edhe për afrimin e disa lojtarëve të rëndësishëm. Ai mori në Siçili ish-mbrojtësin e Italisë, Andrea Barzagli, sulmuesin e Uruguait Edinson Cavani dhe argjentinasin Paulo Dybala.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy