Alban Xhaferi: Vllaznia e mrekullive, sezonin tjetër për titullin kampion

Alban Xhaferi: Vllaznia e mrekullive, sezonin tjetër për titullin kampion

Vllaznia fitoi Kupën e Shqipërisë ditën e sotme, teksa mposhti në finale skuadrën e Skënderbeut. Mjaft i lumtur për këtë ndeshje është shfaqur sponsori i shkodranëve, Alban Xhaferi. Ky i fundit në një prononcim të dhënë pas ndeshjes për mediat, u shpreh se kjo është Vllaznia e mrekullive

“Kjo është Vllaznia e mrekullive. Brenda një viti arritëm këtu ku jemi sot. Para një viti luftonim me Besëlidhjen për të siguruar qëndrimin në Superiore, por pas një viti jemi këtu dhe fitojmë Kupën e Shqipërisë. Është Vllaznia e mrekullive më të gjitha aspektet me lojë dhe nivel. Nuk ka më mirë, faleminderit Zotit për çfarë kemi arritur.

Vitin tjetër kampionë? Absolutisht po. Vllaznia është një emër i madh dhe gjithmonë do të luftojmë të ecim drejt niveleve të larta, por do të luftojmë të ecim edhe në Kupa e Europës. Këtë fitore ia dedikoj tifozëve sepse kanë qenë një shtysë e madhe për ne. Shpresoj që t’i kemi të gjithë në stadium shumë shpejt. Nuk më ndal askush për t’u bërë president, nëse e ka shkruar Zoti do realizohet. Trajneri Brdaric i konfirmuar është, thjesht janë disa procedura. Nesër do fillojmë punën në të gjitha drejtimet për skuadrën”, u shpreh Xhaferi.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy