Plani i Barcelonës për Marc Guehin

Plani i Barcelonës për Marc Guehin

Gjatë këtyre javëve drejtuesit e Barcelonës i kanë përshpejtuar lëvizjet në lidhje me firmosjen me Marc Guehin.

 Mbrojtësi i Crystal Palaces ka ditur të jetë një referent në 11-shen e teknikut Oliver Glasner, i cili duke filluar nga 1 janari do të jetë i lirë të negociojë me cilindo klub që dëshiron. 

Përveç ‘’ Los Cules ‘’ edhe Liverpooli, Atletico Madridi, Real Madridi dhe Bayern Munchen po luftojnë fort për 25 vjeçarin, një ndër më të spikaturit në Premier League. 

Të qënit lider tek një ekip i dorës së dytë në Angli është gjithsesi një avancim dhe një largim i mundshëm nga ‘’ Selhurst Parku ‘’ mund t’ia ndryshojë karrierën në çdo aspekt. 

Tek ‘’ Blaugranët ‘’ konsiderojnë se Marc Guehi është i duhuri për prapavijën dhe traineri Hansi Flick tashmë ia ka hapur dyert e ‘’ Camp Nout ‘’. 

Por gjithsesi dihen ulje-ngritjet e kuq e bluve në aspektin ekonomik dhe nëse i referohemi pretendentëve natyrisht janë paksa në disavantazh. 

Strategjia e Joan Laportas është firmosja e një paraakordi duke filluar nga 1 janari me qëllim arritjen sa më shpejt të këtij objektivi dhe shmangjen e ndonjë suprize të mundshme. 

Nga ekspertët lojtari i lindur në Abixhan të Bregut të Fildishtë vlerësohet si një ndër të të spikaturit në të ardhmen e afërt dhe me këto hapa të bërë jep shumë siguri. 

Si në çdo merkato tjetër ‘’ Blaugranët ‘’ janë një ndër ekipet më të preferuar, sidomos nga lojtarët të cilët vijojnë të spikasin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy