
Teuta ka mposhtur Skënderbeun, në ndeshjen e parë çerekfinale në Kupën e Shqipërisë.
Durrsakëve i ka mjaftuar një goli i shënuar nga Rubin Hebaj në minutën e 61, për të marrë fitoren në Korçë.
Në një fushë të mbuluar nga dëbora, të dyja skuadrat e kishin të vështirë të bënin lojën e tyre, ndërsa provonin gjatë gjithë kohës me topa në ajër.
Teuta hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit në gjysmëfinale, por gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më 9 shkurt.



